Ditën e sotme Gjykata caktoi arrest me burg për Julian Gjoshin, autori i dyshuar për vrasjen e Alfred Dedjas, në Ndroq.
Sipas burimeve, mësohet se gjykata gjithashtu vendosi të kryhet akt ekspertim psikiatrik për shkak të përdorimit të lëndës narkotike.
Gjatë dëshmisë së tij avokati i Gjoshit u shpreh se ai ka varësi nga droga dhe për rrjedhojë përdorimi i saj ka ndikuar në aftësinë e tij psikike.
Kujtojmë se në dëshminë e tij para hetuesve, Julian Gjoshi ka thënë se e vrau Dedjan pas ofendimeve të përsëritura nga viktima.
LEXO EDHE:


