TIRANË– Zbërthimi i aplikacionit “Matrix” nga autoritetet ligjzbatuese ndërkombëtare kanë zbuluar komunikimet e anëtarëve të bandave në Shqipëri.
Ky deshifrim bisedash pritet të sjellë zbardhje të ngjarjeve kriminale dhe arrestime. Duket se shtetasit shqiptarë kanë qenë përdorues aktivë të këtij aplikacioni siç është zbuluar nga disa dosje hetimore.
Lidhur me përdorimin e “MATRIX” ka folur edhe Nuredin Dumani, i penduari që ka rrëfyer në SPAK të gjitha krimet dhe porositësit që jepnin shuma marramendëse për eliminimin e armiqve.
“Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson. Më dha kontaktin e këtij personi dhe me këtë person fola disa ditë dhe më kërkoi eliminimin e pronarit të shkollës Ëilson për shumën 150.000 Euro”, thuhet në komunikime.
Ardian Sufaj, një 40-vjecar i arrestuar në Shqipëri për llogari të Italisë, si pjesë e një grupi të trafikut të kokainës nga Amerika Latine, në një nga bisedat e tij të zbardhura nga Anti-Mafia italiane shprehej: Mund ta jap në dorë … nuk mund ta hapin kurrë … kurrë …duhen 75 vjet për t’i hapur këto dhjetë … Izraelitët janë …100 % të koduar … ata quhen Matrix … kjo është një Matricë …./Radar.al


