Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda ku dyshohet se një shtetas shqiptar dhunon barbarisht në mes të rrugës një person.
Ngjarja ka ndodhur në sheshin Vathi në Athinë, ku sipas mediave vendase, një 35-vjeçar shqiptar ka sulmuar një 58-vjeçar duke e lënë në tokë pa ndjenja.
Edhe pse 58-vjeçari shihet pa ndenja në tokë, shqiptari me mllef e ka goditur me shkelm në kokë, teksa koka e tij ndodhej në trotuar.
Ka qenë një turist që ka kapur pamjet shokuese, ndërsa thërriste për ndihmë. Po ashtu në sherr ka ndërhyrë një i moshuar i cili është munduar të ndalë shqiptarin por më kot.
Pas dhunës shqiptari është munduar që të fshihet në tualetin e një hoteli, por që arratia e tij ka zgjatur shumë pak pasi vetëm pak minuta pas ngjarjes është arrestuar.
Nuk dihet ende identitet i shqiptarit dhe as arsyeja që e ka çuar atë dhunën mizore ndaj 58-vjeçarit. Autoritetet vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.


