Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Më nxorën mediat si bosi i k*imit të organizuar’- Artan Hoxha thyen heshtjen: Avokatët e Berishës më thanë “Po të këmbejnë kokë më kokë”

    December 2, 2024

    Gazetari Artan Hoxha ka dalë për herë të parë publikisht në media pas akuzave që ka ngritur SPAK ndaj tij për dy vepra penale, korrupsion pasiv në sektorin privat dhe organizatë kriminale.

    Ai ka qenë këtë të hënë, 2 dhjetor i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.

    “ Këto ditë kam dëgjuar kaq shumë shfrenim fantazie, unë jam person në hetim dhe jo i pandehur dhe u nxorën qëllimisht sikur unë jam bosi i krimit të organizuar.”, theksoi gazetari Artan Hoxha.

    Hoxha ka bërë akuza të forta figurave të larta shtetërore, duke u shprehur se ishte i vetmi që denoncoi përdorimin e platformave të komunikimit Encrochat dhe Sky, të cilat, sipas tij, janë përdorur edhe nga politikanë, gjyqtarë, prokurorë, dhe të tjerë.

    Hoxha theksoi se denoncimi i parë për këto sisteme u bë në vitin 2020, përmes një artikulli në “Daily Express”, ku u zbulua lidhja e tyre me aktivitetet kriminale.

    Ai shtoi se të dhënat e siguruara nga këto platforma janë manipuluar dhe nuk mund të konsiderohen ende prova, pasi janë tjetërsuar nga autoritetet.

    Ai përmendi edhe materialet e rëndësishme që ka siguruar për ngjarje të tilla si CEZ dhe Emiljano Shullazi, duke theksuar se ka denoncuar vazhdimisht ngjarje të rënda dhe korrupsionin në nivele të larta.

    “Në këtë vend, vetëm unë kam dalë publikisht dhe askush nuk e njihte Encrochat dhe Sky. Në 2020 denoncimi i parë është bërë në Daily Express që këto përdoren nga krimi i organizuar.

    Të dhënat e dala nga dosja janë të ndaluara me vendim të SPAK dhe i kanë tjetërsuar si kanë dashur dhe nuk janë ende prova.

    Deri tani çfarë ke lexuar aty janë marrë dhe janë transmetuar si kanë dashur. Sky është mbyllur diku nga marsi. Ka funksionuar nga 2019-2021.

    Ajo është përdorur jo vetëm në Shqipëri, por I është dashur edhe jashtë. Këtu e kanë provuar politikanë, gjyqtarë, prokurore, policë e kryetar bashkie. Ka qenë mjet komunikimi. Sot nuk është problemi kush e ka përdorur po ata që kanë qenë lart.

    Ironia e fatit ishte që ditën që do shkoja për masën e sigurisë, shkova te SPAK dhe ndeshem me avokatët e Berishës dhe njëri nga ata më thotë “Po të këmbejnë kokë më kokë”. Unë kam sjell videon e 21 janarit, audion. Kush më ka shtyrë mua të bëjë këtë? Unë kam sjell materialet e CEZ DIA.

    Në rast se denoncimet që unë kam bërë dhe denoncimi për Emiljano Shullazit që ndodhet në burg e kam bërë unë. Unë kam bërë shumë denoncime për ngjarje të rënda.”

    akuzat e spak Artan Hoxha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.