Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Suel Çela e kishte kuptuar që përgjohej në 2021, ja çfarë bisede iu zbulua atij

    December 2, 2024

    Organizata kriminale e drejtuar nga Suel Çela ishte vendosur në dyshime gjatë muajit shkurt të vitit 2021, lidhur me besueshmërinë ndaj telefonave me aplikacionin e enkriptuar SKY ECC. Kreu i bandës kishte dyshuar se mund isthe jetë përgjuar nga ana e agjencive ligjzbatuese.

    Kjo pas zbulimit dhe sekuestrimit të një sasie prej 446 kilogramë kokainë nga policia holandeze në magazinat e firmës, pasi kishte dalë nga porti i Roterdamit.

    Lënda narkotike ishte nisur nga Ekuadori, kishte kaluar tranzitin në Belgjikë, por nuk ishte zbuluar.

    Gjatë komunikimeve mes Suel Çelës dhe Ergys Dashit, i cili kishte rolin e sigurimit të drogës në Ekuador, Çela shprehet se këta telefona nuk janë të sigurt.

    Sipas asaj që zbulohet në dosjen hetimore të SPAK, Suel Çela dyshon se në rastin e tyre policia mund të ketë përgjuar komunikimet, por sërish ai thekson se gjithçka do të zbulohej kur të arrestuarit të dilnin para gjykatës holandeze.

    Pas zbërthimit të SKY ECC rezulton që Dashi të ketë qenë pika e kontaktit mes grupeve kriminale shqiptare dhe atyre të vendit të origjinës, nga të cilët bëhej blerja e drogës.

    Dashi në një moment i rrëfen Suel Çelës se dyshon te komunikimet që ka zhvilluar pasi të gjitha ngarkesat janë duke u zbuluar ose në nisje ose në portet kryesore të BE-së kur mbërrinte droga.

    Një tjetër detaj që zbulohet nga dosja e grupit të Suel Çelës, është edhe emri i një aplikacioni tjetër të enkriptuar, No1BC.

    Këtë aplikacion Ergys Dashi e ka përdorur për të komunikuar me shoferin e kamionit që ishte duke transportuar kutitë me banane, në të cilat ndodhej edhe lënda narkotike.

    Pas bllokimit të lëndës narkotike nga agjencitë ligjzbatuese holandeze, Ergys Dashi shfaqet shumë i shqetësuar, se kanë humbur shumë para.

    Ai shprehet me siguri në këtë moment se diçka nuk shkon duke ngritur dyshime të forta telefonat janë përgjuar.

    Këto dyshime Dashit i lindin pasi autoritetet doganore kanë shkuar për kontroll në ambientet e firmës, e cila kishte bërë porosinë e bananeve.

    Ergys Dashi porosia e kokaines ne banane Suel Çela e kishte kuptuar që përgjohej në 2021
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.