Babai i Luisit, 14-vjeçarit që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” teksa rrëfen bisedën me djalin e tij, u përlot kur tha se Luisi do të bëhet futbollist, dëshirë e dyfishuar pas vdekjes së Luisit.
“Shkova të mbroja Martinin, mua më ndihmoi kushëriri”, Luis Meçja: Ndihem i trembur
“Patjetër që kam pasur mundësinë të flas më babanë e Martinit. Ai po e vuan shumë këtë pjesë. Nuk është në gjendje optimale, pasi nuk është në gjendje që të diskutojë për gjendjen e djalit. Sa herë që unë shkoj atje më thotë një fjalë “mendoj se do më sjellësh djalin”, dhe unë ndihem në siklet të madh.
Vrasja e Martin Canit/ Zv.drejtori i Policisë: Nuk është përdorur thika e postuar në rrjetet sociale
Djali (Luisi) është futbollist dhe ka dëshirë që ta vazhdojë , tani ka një stimul të dytë pasi shoku i tij i skuadrës ka humbur jetën. Premtimi që ka dhënë djali është ky “Në kontratën e parë që unë do firmos, rroga e parë do i shkojë gjysma familjes së Martinit dhe gjysma për familjen time’”, rrëfeu i përlotur babai i 14-vjeçarit të plagosur.
Detaje të reja shokuese/ Policia zbërthen kamerat: 9 nxënës në konfliktin ku u v*ra Martin Cani
Vrasja e Martin Canit/ Zv.drejtori i Policisë: Nuk është përdorur thika e postuar në rrjetet sociale


