Dita e Pavarësisë së vendit u pasua me urime dhe dedikime të shumta nga artistët shqiptarë.
Jo të pakta kanë qenë dhe performancat e bëra për këtë ditë të veçantë.
Ndër to ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte performanca e Rita Orës por nuk lihet pas as performanca e Elvana Gjatës në një koncert në Gjermani.
Nëpërmjet një ripostimi të bërë në Instastory artistja na ka dhuruar emocione të forta me performancën e saj.
Publiku i ndezur me ngjyrat kuqezi dhe këngët e dedikuara të bukurës Shqipërisë, të dhurojnë tjetër ndjesi./ Radar.al


