Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK zbarkon në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

    Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Silvinjo me pushime, ja kur do të rikthehet trajneri i Kombëtares

    November 28, 2024
    Silvinjo me pushime, ja kur do të rikthehet trajneri i Kombëtares
    Silvinjo

    Patjetër që i zhgënjyer dhe i keqardhur për atë rezultat me Ukrainën, pasi një fije peri e ndau Kombëtaren shqiptare nga vendi i dytë, Silvinjo ka marrë pushimet.

    Trajneri është larguar për të kaluar kohë me familjen e tij dhe ndoshta për të reflektuar për atë se çfarë ndodhi në këtë edicion në Ligën e Kombeve. Ndeshje me luhatje, ku erdhën dy fitore jashtë fushe dhe dy humbje në shtëpi, megjithatë gjithsecili do të marrë pasojat në fund të fundit.

    Braziliani i stolit do të udhëtojë drejt Zyrihut më 13 dhjetor ku do të jetë i pranishëm në ceremoninë e shortit të kualifikueseve të Botërorit 2026, ndeshje të cilat do të fillojnë në muajin mars. Shqipëria është në vazon e tretë dhe do të shortohet në një prej 12 grupeve që do të jenë me katër ose pesë skuadra.

    Më pas, trajneri dhe stafi teknik do të rikthehen në Tiranë në muajin janar, për të nisur nga puna për kualifikueset e Botërorit. Një projekt i ri i cili ka qenë dhe është gjithmonë objektiv i federatës, një pjesëmarrje e mundshme e Kombëtares për herë të parë në histori.

    Patjetër që ka shumë punë, si me ndjekjen e lojtarëve ku nuk përjashtohet thirrja e ndonjë emri të ri për të plotësuar ato pozicione ku ekipi është “zbuluar”, por edhe me konsolidimin e grupit aktual./PanoramaSport

    Silvinjo Silvinjo me pushime Trajneri i Kombëtares shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK zbarkon në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-punonjësit të AMP-së

    June 18, 2026

    Rafineria e naftës në Moskë goditet përsëri nga dronët

    June 18, 2026

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    June 18, 2026

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.