Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rrezikoi të mbetej në det të hapur, Policia Kufitare shpëton 46-vjeçarin nga Kosova në Velipojë

    FSHF revolucionon Superioren/ Hiqet “Final Four”, kampionati me format të ri dhe zgjerim në 12 skuadra

    Rama pas takimit me Macron: Liceu Francez i Korçës në fokus, Shqipëria tashmë partner strategjik i Francës në Ballkan

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Ligji i tatimit për profesionet e lira u rrëzua nga Gjykata/ Miratohet akti normativ për kthimin e parave

    November 27, 2024

    Ligji i tatimit për profesionet e lira u rrëzua nga Gjykata Miratohet akti normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë

    “Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme miratoi aktin normativ për kthimin e këstit të tatim fitimit të parapaguar nga profesionistët e lirë. Qeveria shqiptare që në krye të herës ka pasur vullnetin e plotë për të kthyer këto fonde tek profesionistët e lirë.

    Ministria e Financave ndoqi rrugën ligjore duke iu drejtuar gjykatës Kushtetuese për të interpretuar dhe për të na udhëzuar se si duhet të vepronin. Gjykata Kushtetuese nuk u shpreh dhe na la të nënkuptonte se efektet që prodhoi ky ligj ishin legjitime, megjithatë qeveria shqiptare mori vendimin dhe bëri të mundur kthimin e fondeve tek profesionistët e lirë”, deklaroi ministri i Financave Petrit Malaj.

    Një tjetër vendim i miratuar nga qeveria është edhe bonusi i fundvitit, nga i cili do të përfitojnë 724 mijë pensionistë. Shpërndarja do të nisë në javën e dytë të dhjetorit, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

    “Krenarë që sot miratuam në qeveri bonusin e fundvitit, i cili është më i madhi ndonjëherë për të gjithë pensionistët. Ata me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin këtë fundvit bonusin 150 euro ose 15 mijë lekë, ndërsa ata që janë me pensione mbi 20 mijë lekë përfitojnë bonusin 100 euro ose 10 mijë lekë.

    Ndërkohë, invalidët, pensionet familjare gra e burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht pensionit që kanë, do të marrin të gjithë 150 euro. Përfshihet në këtë bonus fundviti edhe pensionet e parakohshme të ushtarakëve. Pagesat për bonusin do të nisin nga java e dytë e dhjetorit me zbardhjen aktit”./MONITOR

    Petrit Malaj profesionistët e lirë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rrezikoi të mbetej në det të hapur, Policia Kufitare shpëton 46-vjeçarin nga Kosova në Velipojë

    June 23, 2026

    FSHF revolucionon Superioren/ Hiqet “Final Four”, kampionati me format të ri dhe zgjerim në 12 skuadra

    June 23, 2026

    Rama pas takimit me Macron: Liceu Francez i Korçës në fokus, Shqipëria tashmë partner strategjik i Francës në Ballkan

    June 23, 2026

    Durrësi drejt kampusit të së ardhmes, shpallet projekti fitues për Universitetin “Aleksandër Moisiu”

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.