Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    ‘Në 1 rast u pagua 15 mijë euro’/ Si i transmetonte lajmet Artan Hoxha me ndikimin e Suel Çelës?

    November 27, 2024

    Të tjera të dhëna janë zbuluar nga mediat lidhur me hetimet e SPAK për organizatën kriminale të drejtuar nga Suel Çela dhe bashkëpunimin që dyshohet se kishte me gazetarin Artan Hoxha.

    Sot i preu masë sigurie ‘detyrim paraqitje’, ja çfarë deklaronte në media Artan Hoxha për Altin Dumanin

    Ky i fundit akuzohet se ndikonte te gazetarët e tjerë e madje për një rast vetë Suel Çela i dha 15 mijë euro.

    SPAK jep edhe shumë episode të tjera të Artan Hoxhës, teksa thotë se i ka shërbyer Suel Çelës dhe organizatës së tij kriminale. Episodet kanë të bëjnë me publikimin e lajmeve të caktuara në dëm të anëtarëve të grupit rival.

    Bisedat e Suel Çelës me Artan Hoxhës zhvillohen edhe për proceset gjyqësore të Çelës, ndërsa i kërkonte gazetarit investigativ që të ndërhynte edhe te kolegët e tjerë gazetarë. Në një rast kërkon të ndërhyje për heqjen e një lajmi kundër biznesmenit Bujar Shega, që ishte publikuar në një emision të gazetatir S. K. Çela insiston se Bujar Shega nuk ka asnjë lidhje me zhdukjen e një personi për të cilin emisioni po bënte një cikël emisionesh, që sipas Suel Çelës ishte gjallë.

    Akuzat e SPAK se i shërbente Suel Çelës në media, reagon ashpër Artan Hoxha

    Për këto ngjarje por edhe për shumë të tjera Suel Çela e mbante me në koherent me informacione Artan Hoxhën. Informacione konkrete për ngjarje të rënda kriminale si atentati ndaj Ardjan Çapjas, vrasja e Florjan Lamçes nga Sokol Sanxhaktari, vrasja e Regis Runajt etj. SPAK evidenton edhe raste kur Artan Hoxha është takuar personalisht me Suel Çelën, në disa raste të ndryshme në verë-vjeshtë 2020. Vetë Suel Çela i siguronte transportin, teksa e priste në Elbasan.

    Takimet kryesisht lidhen me heqjen e disa lajmeve të publikuara në media online për një personazh të lidhur me Eldi Dizdarin, i dyshuar për trafik ndërkombëtare droge. Artan Hoxha investohet që të flasë edhe me gazetarin që ka folur fillimisht për këtë çështje, F.Z.

    Biseda 29 shtator 2020
    Artan Hoxha: Sot nuk paska gje te re, thjeshte i jane referuar qellimisht asaj qe u tha javen e kaluar, po po nuk ka gje te re, puna eshte te mos e permendim me se ajo e javes kaluar iku

    Marjus Lulaj (Suel Çela): po pra, po ja hienat spo e len po vazhdojn

    Detajet nga hetimet e SPAK/ “Suel Çela kujdesej për Artan Hoxhën si për anëtarët e tjerë të organizatës”

    Artan Hoxha: po pra besoj se keta qe po i bien mbrapa ishin te interesuar per sulmin

    Marjus Lulaj (Suel Çela): mir zotni shife sa ma shpejt te myllej mir do ishte, mesa duket po, do ishte mir ta merrnin vesh kush shtyn per kte tna trregonte flamur

    Artan Hoxha: po prandaj po e pres kaq gjate

    Për të shmangur sa më shumë lajmet për personazhin që i referohen si “Lushnjari|” i është kërkuar Artan Hoxhës edhe të komunikojë me gazetarin Elton Qyno.

    Artan Hoxha më në fund komunikon me gazetarin F. V teksa për këtë komunikim i raporton Suel Çelës.

    Biseda 2 tetor 2020
    Artan Hoxha: Kam qene ne aksion nga veriu per pune hashashi tani mberrita ne nje shtepi, gjermanet po merren me kete punen e Artan Shkembit dje Aleksander Prronit. Me Flamurin fola gjate mbreme vone nga ora 3 i nates. E mbylla me te per detaje te flas nga afer, degjohemi neser

    Marjus Lulaj (Suel Çela): pershendetje zotni, ok sh mire.

    Disa ditë më pas, Suel Çela e fton në takim Artan Hoxhën ku do t’i jepte personalisht shpërblimin, 15 mijë euro. SPAK thotë gazetari Artan Hoxha është takuar me Marjus Lulaj, ky i fundit shprehet se do t’i japë një shumë prej 15 mijë eurosh. Nga biseda dyshohet se gazetari F.Z ka informacion të zgjeruar mbi aktivitetin ekonomik të disa individëve të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, për të cilat do kishte folur në Opinion.

    Artan Hoxha suel cela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.