Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Akuzat e SPAK se i shërbente Suel Çelës në media, reagon ashpër Artan Hoxha

    November 26, 2024

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar detajoi sot në njoftimin publik se grupi i drejtuar nga Suel Çela ishte përqëndruar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine, si dhe ishte përfshirë në vrasje e tentativa për vrasje, goditjen e një organizate rivale në qytetin e Elbasanit, si dhe korruptimin e funksionarëve të policisë dhe drejtësisë.

    Hetimi që çoi në goditjen e organizatës së Suel Çelës ka patur si bazë, ndër të tjera, komunikimet e koduara përmes Sky dhe Encrochat-it, dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës, Ekuadorit si dhe me Europol-in dhe Eurojust-in.

    Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çela synonte “kontrollin e territorit, kryesisht në Shqipërinë e Mesme, duke përdorur mekanizma të ndryshëm si dhe dhunë të vazhdueshme ndaj grupeve rivale kriminale”, ndërsa lënda narkotike nga vendet e Amerikës Latine përfundonte në tregjet europiane, si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda.

    Sule Çela, i konsideruar si kreu i organizatës, ishte sipas SPAK-ut “përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë vrasjet, trafikimin ndërkombëtar të drogës, kryerjen e veprimeve korruptive dhe organizimin e skemave të pastrimit të parave. Ndërkohë disa nga anëtarët me role kyçe, ishin pjesë operative e organizatës, të angazhuar në planifikimin dhe ekzekutimin e veprave të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim dhe trafikun e narkotikëve”.

    Prokuroria e Posaçme deklaron se ka arritur të dokumentojë një vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2020, përpjekjet për vrasjen e dy personave po në vitin 2020, dy tentativa për trafikimin 930 kg dhe 466 kg kokainë nga Ekuadori, drejt vendeve europiane, në dhjetor të vitit 2020 dhe në janar të vitit 2021, si dhe “ushtrimin e ndikimit përmes akteve korruptive në segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, policisë së shtetit dhe medias”.

    Përveç anëtarëve të organizatës, urdhërat e arrestit kanë përfshirë dhe ish komisarin Dedan Gjoni, i arrestuar më herët për lidhje me organizata kriminale si dhe ish gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën arrest shtëpie për një episod tjetër. Sipas Prokurorisë së Posaçme “duke shfrytëzuar pozicionin e tyre zyrtar e ndihmonin organizatën me informacione, duke ofruar gjithashtu lehtësira dhe ndikime në sistemin gjyqësor në këmbim të favoreve dhe përfitimeve materiale”. Organizata, shfrytëzonte lidhjet me njerëz në polici dhe drejtësi, jo vetëm për të lehtësuar aktivitetin e saj, por dhe për të goditur rivalët e vet.

    Hetimi solli lëshimin e 19 urdhërave të arrestit dhe masave “detyrim paraqitje” për dy gazetarët e kronikës së zezë Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët sipas Prokurorisë dyshohet të kenë marrë para nga Çela, për qëndrime që ata kanë mbajtur në daljet mediatike apo artikuj të shkruar prej tyre.

    Dy gazetarët e njohur të kronikës Hoxha dhe Qyno dyshohet se ndihmonin organizatën për të ndikuar në opinionin publik, me qëllim dobësimin e pozitave të grupeve rivale.

    Por gazetari Artan Hoxha, i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, mohoi akuzën kategorikisht në reagimin e tij, ku thekson se nuk ka qenë bashkëpunëtor i ndonjë organizate kriminele, dhe se nuk e ka përdorur kurrë profesionin në favor të interesave të krimit, politikës apo biznesit.

    “Do të provojmë në gjykatë se akuzat ndaj nesh janë të padrejta dhe se shërbimi që i kemi bërë publikut ka qenë tërësisht profesional, korrekt, i paanshëm, duke i qëndruar gjithmonë publikimit të së vërtetës”, tha zoti Hoxha.

    Ai shtoi se në rastin konkret, përkundrazi ka denoncuar veprimtarinë e këtyre organizatave kriminale, lidhjet e tyre me agjencitë e zbatimit të ligjit si dhe bashkëpunimin me njerëz të pushtetit.

    SPAK-u theksoi se “Suel Çela ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit, dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve”.

    Prokuroria tha se “dyshohet se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Hoxha dhe Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik”.

    Por zoti Hoxha theksoi se akuza si pjesëtar i një organizate është krejtësisht e pambështetur në prova dhe fakte të vërteta apo të besueshme, ndërsa organi i hetimit ka ngatërruar qëllimisht profesionin e gazetarit, teknikat gazetareske për të marrë informacion me aktivitetin kriminal të një organizate kriminale.

    “Veprimi i SPAK-ut është shoqëruar nga një lumë akuzash dhe të pavertetash të publikuara në media nga eksponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët kam publikuar akte korruptive në të kaluarën. Duket e çuditshme, për të mos thënë e qëllimshme, që SPAK-u vendos të veprojë ndaj dy gazetarëve kryesorë, të cilët kanë denoncuar informacione të siguruara nga rrjeti i kriptuar SkyeCC, të cilat tregojnë implikimin e krimit të organizuar me njerëz të politikës dhe zbatimit të ligjit. Kontrolli i paligjshëm i kryer në banesat tona, duke na sekuestruar mjetet dhe arkivën e punës si gazetarë, u shoqërua me akuzat që na kanë adresuar në mënyrë të padrejtë”, tha zoti Hoxha.

    Ai theksoi se në karrierën 30-vjeçare si gazetar investigativ, jo vetëm nuk ka bashkëpunuar me krimin e organizuar aq më pak të ketë kuruar imazhin e tij, por ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, duke denoncuar aktivitetin e krimit të organizuar, bosët më të rëndësishëm të tij, lidhjet e tyre me pushtetin dhe politikën në dëm të shoqërisë shqiptare dhe të vendit.

    Dje u kontrollua imtësisht banesa e gazetarit Hoxha dhe iu sekuestrua të gjithë mjetet e punës dhe arkiva elektronike, si dhe dokumentare, ndërsa në orët e pasdites u thirr në SPAK dhe iu komunikua se kontrolli ka qenë i paligjshem, duke ia kthyer të gjitha sendet e sekuestruara.

    Personat e përfshirë deri më tani në këtë hetim të SPAK-ut dyshohen për të paktën 9 vepra të ndryshme penale, nga vrasje në tentativë, trafik lëndësh narkotike, organizatë kriminale, korrupsion apo pastrim parash.

    Burimi: Zëri i Amerikës

    Artan Hoxha spak suel cela
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i përmasave të mëdha në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, retë e tymit toksik mbulojnë zonën

    June 16, 2026

    Kante i bindur: Franca ka të gjitha shanset për të fituar Kupën e Botës

    June 16, 2026

    Tregu postar po orientohet drejt shërbimeve me vlerë më të shtuar, u rrit me 49% në 2025

    June 16, 2026

    209 llogari bankare dhe 121 pasuri të paluajtshme/ Ja si grupi kriminal pastronte paratë në Shqipëri

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.