Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA ndan NATO-n në “aleatë të mirë e të këqij”, Shqipëria në listën e favorizuar

    “Isha tërbuar”, shqiptari në Greqi kërkon falje pasi v*au bashkëshorten me çekiç

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Bota në pritje të vendimit të madh nga Donald Trump

    November 25, 2024
    Fitorja e Trump solli dritën jeshile/ Bitcoin prek rekordin, arrin mbi 80 mijë dollarë
    Donald Trump

    Vendet në mbarë botën po përgatiten për pasoja ekonomike ndërsa presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar për tarifa masive, veçanërisht ndaj Kinës.

    Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Seul Bill Gallo, qeveritë dhe bizneset e kanë të vështirë të bëjnë plane për reagime të mundshme për shkak të situatës së paqartë.

    Gjatë mandatit të tij të parë, Donald Trump vendosi tarifa gjithëpërfshirëse ndaj Kinës, duke tronditur ekonominë globale.

    Këtë radhë, zoti Trump po premton masa edhe më drastike – tarifa 10% për të gjitha importet dhe 60% për mallrat nga Kina.

    Kina nuk ka komentuar drejtpërdrejt mbi paralajmërimet e zotit Trump, por ajo ka bërë thirrje për shmangien e tensioneve të mëtejshme tregtare.

    “Ne nuk u përgjigjemi pyetjeve hipotetike. Por më lejoni vetëm të përsëris se nuk ka fitues në një luftë tregtare dhe as bota nuk do të përfitojë prej saj”, është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.

    Tarifat ka gjasa të dëmtojnë veçanërisht ekonomitë që varen nga eksportet, por një luftë tregtare e zgjeruar SHBA-Kinë mund të krijojë edhe mundësi.

    Shumë vende kanë përfituar nga largimi i kompanive nga Kina për të shmangur tarifat. Ministri i Tregtisë i Tajlandës i tha së fundmi Zërit të Amerikës se një fluks kompanish amerikane kanë zhvendosur fabrikat nga Kina në vendin e tij.

    “Duhet të jemi në gjendje ta kapërcejmë këtë situatë. Unë në fakt i shoh këto probleme si përfitime për Tajlandën. Besoj se mund të jemi një destinacion investimi për çdo vend”, tha ai.

    Megjithatë kjo qasje vjen me rreziqe. Shumë vende që kanë përfituar nga largimi i tregtisë nga Kina, tani varen gjerësisht tek eksporti drejt Shteteve të Bashkuara, duke u bërë edhe më të ekspozuara ndaj tarifave që mund të vendosë zoti Trump.

    Shqetësimet shkojnë përtej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së. Në Afrikë, ku tregtia me SHBA-në është e kufizuar, tarifat më të larta mund ta bëjnë qasjen për bizneset e tyre edhe më të vështirë, i tha një analist Zërit të Amerikës.

    “Nëse flasim për prodhim, për shembull nëse flasim për prodhimin e ananasit – dërgimi në tregun amerikan do të jetë i vështirë. Kështu që unë nuk jam optimist për tregtinë e Shteteve të Bashkuara me Afrikën, kur flasim për rritjen e tarifave”, thotë Melvin Foote, themelues i një rrjeti përkushtuar zhvillimit në Afrikë.

    Pjesa më e madhe e pasigurisë buron nga fakti që zoti Trump vepron në mënyrë të paparashikueshme. Gjatë mandatit të tij të parë, ai përdori shpesh paralajmërimin për tarifat si mjet negocimi, përpara se të arrinte marrëveshje individuale tregtare, thotë analisti Jayant Menon.

    “Nuk besoj se Trump është proteksionist. Ai është tregtar. Ashtu i pëlqen ta paraqesë veten, ai është autor i ‘Artit të Marrëveshjes’ apo jo? Prandaj i pëlqen të ketë rol në marrëveshjet e tregtisë së lirë”, thotë Jayat Menon i Institutit të Studimeve për Azinë Juglindore.

    Zoti Menon thotë se vendet e vëna në shënjestër mund ta nxisin zotin Trump për marrëveshje të reja tregtare, në vend të përshkallëzimit të tarifave që mund t’i dëmtojnë ato si edhe ekonominë globale.

    Jo të gjitha propozimet e presidentit të zgjedhur sinjalizojnë proteksionizëm. Ai ka sugjeruar gjithashtu heqjen e subvencioneve për automjetet elektrike të prodhuara në SHBA – subvencione të miratuara nga administrata e Presidentit Biden.

    “Ai i ka quajtur të gabuara në një intervistë. Kështu që ai me siguri do t’i heqë ato. Dhe kjo është pozitive për sa i përket pasojave të tyre tek ekonomia globale”, thotë zoti Menon.

    Në pritje të rikthimit të një presidenti të paparashikueshëm, bota peshon rreziqet dhe mundësitë që mund të krijohen./Zeri i Amerikes

    donald trump tarifat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA ndan NATO-n në “aleatë të mirë e të këqij”, Shqipëria në listën e favorizuar

    April 22, 2026

    “Isha tërbuar”, shqiptari në Greqi kërkon falje pasi v*au bashkëshorten me çekiç

    April 22, 2026

    Aksident në qendër të Laçit, tre të plagosur dërgohen me urgjencë në Tiranë

    April 22, 2026

    “Do t’ju vijmë papritur”, Dashnor Sula paralajmëron bizneset pas skandalit me ushqimet

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.