Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dua Lipa zbulon pamjen e parë nga dasma në Siçili, zgjedh fustan lëkure me pupla

    Richard Gere kritikon deklaratat e politikanëve amerikanë për emigrantët: Jam thellësisht i turpëruar

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Sot u arrestua, pak muaj më parë gjyqtarja Pajtime Fetahu qante para kolegëve: Nuk kam lidhje me Çopjat

    November 25, 2024

    Një operacion i madh i SPAK në Elbasan sot, i cili ende po vijon, ka çuar në pranga ish-gjyqtarët Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Burime jo zyrtare thonë se ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në aplikacionit Sky Ecc për zbutjen e një mase sigurimi personal.

    Deri tani dihet se në pranga kanë rënë 2 ish gjyqtarë të Elbasanit Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu.

    Ndërsa është kontrolluar banesa edhe e ish gjyqtarit të Elbasan Taulant Tafa.

    Si arriti grupi kriminal Çopja të korruptojnë gjyqtaren përmes mikut të saj, e quanin ‘komshija’

    “Arrest shtëpie’ është firmosur edhe për avokaten e grupit të Suel Çelës, Blerina Beqiri.

    Fetahu, aktualisht ndodhej në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” në kuadër të hetimeve për dosjen e njohur si “Çopja”, ku ajo dyshohet për përfshirje në raste korrupsioni.

    Arrestimi

    Ish gjyqtarja Fetahu u arrestua me 11 persona të tjerë në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, teksa SPAK lëshoi 33 urdhër-arreste në total.

    Ndaj saj u ngrit akuza për veprat penale “Veprime korruptive në ndihmesë të grupit kriminal”.

    Kur mori pjese ne seancen per vleresimin e mases se sihurise, burimet thanë se ajo është përlotur në sallën e gjyqit, duke pretenduar se nuk ka lidhje me grupin e dy vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.

    “Për këto që më akuzoni nuk kam dijeni”, mësohet se është shprehur ish-gjyqtarja, e cila ka qarë para togave të zeza.

    Ndaj saj, GJKKO la në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Pas daljes nga seanca ish-gjyqtarja u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë.

    Akuzat

    Detajet e frikshme nga hetimet/ ‘Mos bëni lëvizje. Ata do i shuaj’, si bashkëpunonte me krimin gjyqtarja e Elbasanit

    Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë e vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, punonjësja e Gjykatës u ka dhënë vëllezërve informacione sekret.

    Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

    Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.

    U arrestua ditën e sotme nga SPAK. Ja kush është gjyqtarja që gjykoi grupet kriminale

    Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dua Lipa zbulon pamjen e parë nga dasma në Siçili, zgjedh fustan lëkure me pupla

    June 6, 2026

    Richard Gere kritikon deklaratat e politikanëve amerikanë për emigrantët: Jam thellësisht i turpëruar

    June 6, 2026

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    June 6, 2026

    Ukraina intensifikon sulmet me dronë ndaj Rusisë, qindra mjete ajrore neutralizohen gjatë natës

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.