Mbrëmja e 21 nëntorit të 2016 shënoi ditën e fundit të këngëtarit të shumënjohur Ergi Dinit.
Ditën e djeshme u bën plot 8 vite nga humbja e këngëtarit.
Këtë na e bëri me dije e motra e tij Barbana Dini e cila nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Instagram poshtë fotos së Ergit shkroi:
Si sot 8 vite me pare te humbem drita e syve te mi!
Kjo ishte dita kur e kuptova se çfare do te thote te te mpihet çdo qelize e trupit dhe trurit nga dhimbja…
Nuk ka ndryshuar asgje ne kete aspekt…shpirti me qan,dhimbja nuk ndalet dhe malli vetem eshte shtuar!
Me mungon pafund…nuk kam fjale…
View this post on Instagram
Dhimbja e familjes së këngëtarit ndonëse ka kaluar goxha kohë, vijon të mbetet e freskët.
Për ngjarjen e hidhur, ditën e sotme reagoi dhe modelja shqiptare Oriola Marashi e cila postoi një foto të Ergit, përbri të cilës shkroi: 8 vite pa ty. Unë akoma ruaj të qeshurën tënde në memorie si dhe muzikën tënde brenda zemrës. / Radar.al



