Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Rikthehen garat pas një muaji ndryshimesh, frikë nga stuhia e rrufeve në Miami

    “Shokon” Partizani pas derbit/ Shkarkohet Kërnaja, “demat e kuq” me drejtim të ri për vazhdimin e sezonit

    Veliera del jashtë kontrollit në det, shpëtohen dy turistë anglezë në Shëngjin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Më shumë hije se dritë, 100 ditët e Mbape në Madrid

    November 22, 2024

    Dita e 100-të ka një kuptim simbolik kur bëhet vlerësimi i parë i mandatit presidencial. Një kornizë kohore që është konsideruar si një pikë referimi për të bërë vlerësimin e parë të një autoriteti në hyrje. “Qeveria Mbape” në Madrid ka arritur pikën e parë të vlerësimit jo më larg se dje. Dhe në Madrid e kanë të qartë: “Ne jemi të qetë, e dimë se ai është një lojtar i shkëlqyer”.

    Nga jashtë gjërat duken ndryshe. Ndryshe duken dhe nga brenda. Sepse ata që punojnë me të në baza ditore nuk dyshojnë në potencialin spektakolar që ai zotëron. Tjetër gjë është se në skenë nuk është shfaqur Mbape më i mire. Por në intimitetin e provave në Valdebebas nuk ka dyshim, ai është një lojtar i madh, thonë ata. Një pjesë e fajit për ndjesinë e çuditshme që rrethon francezin në muajt e tij të parë si lojtar i Realit i atribuohet pritshmërisë spektakolare që krijoi ardhja e tij. Një iluzion i nxitur nga “premiera e filmit” të tij: gol dhe titull. Mbape shkaktoi eufori në debutimin e tij si lojtar i Realit të Madridit në Superkupën e Europës më 14 gusht. Vetëm një javë pasi u shfaq në Valdebebas për të filluar fazën përgatitore, Ançeloti i dha debutimin në Europë. “Galaktiku” i fundit i Florentino Perez u përgjigj, duke shënuar golin e 2-0 kundër Atalantës, duke regjistruar një debutim ëndrrash: ndeshja e parë, goli i parë dhe titulli i parë.

    ULJE-NGRITJET –

    Por euforia e Superkupës së Europës nuk zgjati shumë. Këtë herë faji ishte diku gjetkë. Ishte te fillimi zhgënjyes i Realit të Madridit në La Liga, me Mbapenë në qendër të vëmendjes, sepse ai nuk mundi të gjente rrjetën! Francezi mbeti në kuotën zero në tre javët e para, që përkoi me dy barazime ndaj Majorkës dhe Las Palmasit, të dyja jashtë fushe. Shtatori do të niste në mënyrë spektakolare për francezin. Në javën e katërt në Spanjë ai ishte sharmi dhe kundër Betisit bëri debutimin e tij si golashënues në “Bernabeu”. Një dygolësh për t’i dhënë fund dinamikës jo pozitive. Pas ndalesës së kampionatit, në shtator, Mbape vijoi me momentin e mirë dhe pati serinë e tij më të mirë të realizimeve: pesë ndeshje radhazi duke shënuar gjashtë gola. Mbape udhëhoqi sulmin e bardhë dhe ishte golashënuesi më i mirë i Madridit.

    Por në momentin më të mirë erdhi frenimi në formën e një dëmtimi muskulor që e detyroi të humbiste derbin kundër Atletikos. Rishfaqja e tij në stol në Francë para ndeshjes kundër Lilës në Champions (2 tetor) krijoi dyshime për rikuperimin e tij dhe ai nuk mundi të shmangë humbjen e parë të sezonit të Realit. Kjo çoi në vendimin e tij për të hequr dorë nga kombëtarja franceze për ndeshjet e tetorit. Ai zgjodhi të ndalej që të ishte i qetë dhe të riaftësohej plotësisht. Por ai nuk kishte paqe mendore, pasi në Francë mungesa e tij krijoi polemika, për më shumë që situata u ndërlikua me “arratisjen” e tij e diskutueshme në Stokholm, që do të përfundonte me përfshirjen e lojtarit në një hetim për një përdhunim të dyshuar (sipas shtypit suedez).

    Kritikat e para nga Spanja i mori pas humb jeve të dhimbshme kundër Barcelonës (0-4) dhe Milanit (1- 3). Reagimi i skuadrës ndaj Osasunës erdhi gjithashtu pa gola nga francezi, i cili pa Vinicius të shënonte një trigolësh (sikurse ndaj Dortmundit), me brazilianin që u konsolidua si golashënuesi më i mirë i skuadrës.

    Në këtë mes, tronditja e Madridit në mbrëmjen festive të “Topit të Artë” u shoqërua me polemika nga Franca për mungesën e Mbapesë në ceremoni. Goditja përfundimtare ishte mungesa e papritur në grumbullimin e fundit të Francës për shkak të një vendimi teknik të trajnerit Deshamp. Mbape është “ngujuar” në Valdebebas për të vazhduar punën në kërkim të rikuperimit të shkëndijës së humbur. Ançeloti e pret krahëhapur, sepse tani më shumë se kurrë i duhet ylli i tij për të kapërcyer “finalet” deri në fund të vitit./PanoramaSport

    Mbape
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Formula 1/ Rikthehen garat pas një muaji ndryshimesh, frikë nga stuhia e rrufeve në Miami

    April 30, 2026

    “Shokon” Partizani pas derbit/ Shkarkohet Kërnaja, “demat e kuq” me drejtim të ri për vazhdimin e sezonit

    April 30, 2026

    Veliera del jashtë kontrollit në det, shpëtohen dy turistë anglezë në Shëngjin

    April 30, 2026

    Skënder Hita në Elbasan pas Korçës: Kritika për punën e policisë dhe kërkesa për masa më të forta ndaj krimit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.