Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kurti bën thirrje për kompromis teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po soset

    Kurthi i padukshëm në Hormuz: Si mund të çaktivizohen minat?

    Vr*u bashkë me të vëllain 41-vjeçarin Elton Javori, arrestohet pas tre vitesh autori

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Zbulohet skema/ Si u përfshinë drejtorët e policisë në grupet kriminale (EMRAT)

    November 21, 2024
    Zbulohet skema/ Si u përfshinë drejtorët e policisë në grupet kriminale: Për ç'a kujton se e ke pozicionin(EMRAT)

    Hetime të nisura 1 vit më parë nga prokuroria e Gjirokastrës dhe AMP-ja Vlorë, nxorrën në pah “të fshehtat” e disa prej punonjësve të policisë në Gjirokastër dhe doganës së Kakavijës, të cilët ishin të “implikuar në trafikun e klandestinëve”, në “kontrabandën e mallrave”.

    Njëherësh, hetimet e zhvilluara nga prokurori Gazmend Frëngu, nxorrën në dritë implikimin dhe përfshirjen e punonjësve të policisë në organizimin e lojërave të fatit dhe basteve sportive dhe shpërdorim i autoritet policor në zgjedhje dhe jo vetëm.

    Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno nga sigurimi i dosjes penale, rezulton me disa episode kriminale ku u përfshinë punonjësit e policisë Gjirokastër.

    Bëhet fjalë për: Alfred Kondi, me detyrë shef krimesh në Policinë Gjirokastër, Albano Rustemi, me detyrë agjent, Xhevit Dine, specialist në seksionin e inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, Bledar Mustafaraj me detyrë doganier dhe Feim Onjea me detyrë inspektor pranë Forcës së Posaçme Operacionale, rezultuan se kanë gisht në falsifikimin e dokumentave, shpërdorim detyre, kontrabandë dhe shpërdorimit të autoritet policor.

    Sipas dosjes hetimore evidentohet implikimi i punonjësve të policisë Alfred Kondi dhe Albano Rustemi në favorizimin e trafikimit të emigrantëve nga pika kufitare e Kakavijës si dhe në kontrabandimin e mallrave, po nga kjo pikë kufitare.

    Përmes një vendimi gjykate, prokuroria ka lejuar oficerët e AMP-së të kryejnë përgjime ambientale në automjetin tip “Audi” me targë “AB 763 LR”, në posedim të shtetasit, Jorgen Haska.

    Nga bisedat e përgjuara ka rezultuar se Jorgen Haska ka njohje me të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe mbi bazën e këtyre njohjeve e ndjen veten të sigurt dhe të mbrojtur gjatë kryerjes së aktivitetit krimnal.

    Në kuadër të hetimeve të kryera AMP dhe prokuroria Gjirokastër kanë arritur të sekuestrojnë telefonin e shefit të krimeve në Gjirokastër, shtetasit Alfred Kondi.

    Në telefonin e tij, u gjetën biseda me interes për hetimin, të cilat vërtetojnë lidhjen me ndihmën aktive që ky punonjës policie i jep tregtarit të futa-perimeve Ili Muho, për kontrabandimin e mallrave përmes doganës së Kakavijës.

    Gjithahstu doli në pah se Alfred Kondi është i përfshirë në organizimin e lojrave të fatit dhe basteve sportive si dhe përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.

    Nga përgjimi ambientale të kryera brenda makinës “Audi” në 4 janar 2024, rezulton se Jorgen Haska bisedon me Artan Sejdin, personazh ky i përfshirë në trafikun e emigrantëve.

    Përgjatë bisedës zbulohet se përveç Jorgen Haska gjendet një eksponent i krimit në qytetin e Gjirokastrës, aktualisht me masë sigurimi “Arrest në burg”, Artan Sejdi i thirur shkurtimisht si “Tani”.

    “Tani” dhe Jorgeni alias “Geri”, bisedojnë për një person të quajtur “Ili” i cili është tregtari i fruta perimeve, Ili Muho dhe që është shumë shok me Shefin e Sektorit kundër Trafiqeve Alfred Kondi.

    Ili Muho dhe Artan Sejdi janë marrë me trafik epigrantësh dhe se Alfred “Fredi” Kondi, nuk i godiste pasi merrte rryshfet “…2 mijë euro për rrugë nga Artan Sejdi…”.

    Sipas këtij të fundit Ili Muho informonte struktura shtetërore për shoferët e tij që transportonin emigrant me qëllim që të mos kishte “konkurencë” në aktivitetin e tij kriminal.

    Pikërisht për një episod të tillë i referohet rastit të Majit të vitit 2015 kur në afërsi të Lazaratit Gjirokastër, “…tek Levendi (Rabi)…”, është arrestuar Kleodor Kazo “Dori”, i cili sipas Artan Sejdisë është daja i Ili Muhos.

    Kleodor Kazo, rezulton të jetë kapur me 45 emigrantë të paligjshëm në 14 Maj 2015. Po ashtu nga deklarimet e shtetasve të huaj në fashikull konfirmohen fjalët e Artan Sejdi se emigrantët kanë qëndruar në një fshat të Gjirokastrës në pritje që të ngarkoheshin përsëri me kamion për tu nisur.

    Po ashtu provohet nga të dhënat e sistemit “TIMS” se Artan Sejdi ashtu si rezulton në përgjimin ambjental ka hyrë në territorin e vendit tonë në 14 Maj 2015 rreth orës 16:00 nga PKK Kakavie pasi është informuar për përpjekjet e policisë për ndalimin e kamionit me emigrantë.

    Pra kemi një verifikim të fjalëve të Artan Sejdit, mbi episodin e datës 14 maj 2015 me aktet që gjenden në fashikullin e procedimit nr. 278 të vitit 2015, për të cilin në muajin dhjetor 2015, Kleodor Kazo është dënuar nga gjykata e Gjirokastrës.

    Në përfundim të bisedës së mëposhtme Artan Sejdi shprehet në mënyrë emblematike tek Jorgen Haska se: “…vetëm ta dish, ku ka njeri të trafiqeve që të marrë vesh gjë dhe të mos vijë të ma thotë.

    Nga përgjimi ambientale i kryer brenda makinës “Audi” në 4 janar 2024, del se Jorgen Haska bisedon me Artan Sejdin, personazh ky i përfshirë në trafikun e emigrantëve.

    Në mjet është “Geri” dhe një person tjetër (Tani), dhe vazhdon bisedën për Brajanin.

    “…unë nuk kam humbur shpresat. Vasili më tha se me këtë që më dërgove sot në mëngjes, kam një shpresë, por nuk dua të flas…”

    “…Tani, ai zotëria që ke këtu ka marrë 3500 euro që të mbaroj punë ty. Që ti të jesh jashtë, tani nuk po të kërkoj lekët, ta them copë, as ty as këtyre këtu. Ama me mua i keni mbaruar punët, dilini për zot vetes…”.

    Ndërkohë “Geri” zbret nga mjeti dhe dëgjohet teksa ai flet me një shtetas jashtë makinës së tij.

    “…Mario Novi i skanimit, më ngacmon, ke bërë ndonjë lek thotë që më zunë kamionin prandaj…”. Ndërkohë të dy personat vazhdojnë bisedën për Bajramin…”.

    Dëgjohet bisedë për Ilin.

    Artan Sejdi i shkruan, Gerit: “…nuk ka mbaruar, do piqet i gjallë, nuk ka mbaruar punë “Ili”, ku ia falin fierakët, unë e di shumë mirë kush ështe “Ili”, unë e di shumë mirë kush është Fred Kondi.

    Ndërkohë Geri ia kthen duke i thënë: ”…Ke fol me Fredin…?

    Artan Sejdi i përgjigjet: “…Ç’ti flas, unë…. Ai e di shumë mirë lëvizi nga pushteti, unë i *. “…Fredi, nuk më ka futur asnjë shofer, se shoferët i ka futur “Ili” në Shkodër, jo Fredi….”.

    “…Ore gati të shkarkonin i jepte të dhënat e makinave, ore për 5 minuta shkarkonin makinat, se ka me mua punën e ka me shkodranin dhe fierakun “Ili”, ai i doli hapur atyre që e bënte punën….”.

    “…mos bën ngarkesë të beut se është e këputur. E takova në amfiteatër në Virua, kur ka ardhur atje u tremb se mos e qëllonim, rob q***, i futëm nja dy dacka dhe ik i thashë vazhdo me SHIK-un se do ta dëgjosh këngën, ti dhe ai që bën sikur nuk di gjë, që thotë “Ili” është i urtë.

    “…unë nuk mbaj përgjegjësi aman larg “Ilit” ia bënte Fredi. Si? Ti je shef sektorësh, si larg “Ilit” e me “Ilin”, ha e pi? “Ilin” ma ke prurë ti, i kam thënë. “Ilin” ma ke prurë ti o zotëri, mu në sy të Redit, ti ma ke prurë ti do mbash përgjegjësi. O Fred, ca kujton se erdhe në këtë pozicion, ku** ministrin tënd sh***, kur jam në të drejtën time në momentin që ke marrë lekët nga mua, nja 2 mijë euro në rrugë, në Shkodër…”.

    “…80 veta mo sa kanë zbritur, e shikon atë Neimin, dajkon e “Ilit”, djalin e futi në burg “Ili” se vinte i thoshte këtyre të trafiqeve, e tani do kalojë kamioni i “Tanit” te ura e lumit, dhe ky ndërkohë ngarkonte në Nepravishtë. Me thonë mua ka zënë urën e lumit “Ili” dhe nuk kalojmë dot më thotë “Redi” me shoqëruesat, makina qe ngarkuar në “Asim Zenel” qe fshehur, kamioni…”.

    “…Tëndi…?-i thotë Jorgen Haska.

    Por Artan Sejdi vijon ti tregojë Jorgen Haska teksa të dy udhëtojnë me makinë se:

    ”…E, nisëm nga Janina, ta kisha gjetur te ura e lumit ia kisha bërë kokën kaq, sa të zbrisja vut.. vut… nga koka e t’ia thyeja të gjitha xhamat, edhe do paguaja 5 mijë euro. Sa vij këtu, kish kaluar kamioni, Ç’kish bërë ky X-i i trafiqeve, e kish marë: Ç’ne ti këtej…”?

    “Qorri, ka ngarkuar kamionin, e do kalojë tani kamioni këtu… nuk kuptohet …ik kontrolloni zonën se do kalojë këtu tani, kapeni…”.…

    Ndërsa Jorgen Haska i thotë: “…Po ku i merrte vesh…?

    Kurse Artan Sejdi ia kthen: ”…një të marë loshin e mer X-in nga dora dhe hajt të bëjmë një xhiro bashkë, …sa bënë xhiron nga depot e djatit këta iku kamioni. Iku kamioni, i venë të dhënat këtyre që Dori kish gabuar, dhe një ta zënë mu te Levendi, sa zënë Dorin këta vjen Jemini nga pas…, mer Fredin, s’ia hapte telefonin Fredi…”.

    Dëgjohet bisedë për djalin e Neimit që është kapur me kamion.

    Më bën një lëvizje Dori, në Kras të Tepelenës.

    “…Dori më bënte be që nuk kam thënë gjë, ore ti i çove atje more lekët në momentin që ti i le pas dy orësh, i la 10 të darkës, pas dv orësh, më vjen haberi mos bëj gabim lëvizje se ka lëvizje, nuk më thanë se është Shpëtimi…… ul tonin Jo në Peqin, në Lushnje e kam gati. …Vetëm ta dish, ku ka njeri të trafiqeve që të marë vesh gjë dhe të mos vijë të ma thotë…”.

    “…Redin e futi Fredi, Fred Tola, do ti mbyllësh sot këto gjëra ti…”./ OraNews

     

    drejtorët e policisë Gjirokastër skema
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kurti bën thirrje për kompromis teksa afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po soset

    April 20, 2026

    Kurthi i padukshëm në Hormuz: Si mund të çaktivizohen minat?

    April 20, 2026

    Vr*u bashkë me të vëllain 41-vjeçarin Elton Javori, arrestohet pas tre vitesh autori

    April 20, 2026

    “Kupa shkoi për mbretëreshën time”, Babai Selin për “Shqipëria Live”: Largësia më bëri të ndihem në faj

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.