PRISHTINË– Banorja e Big Brother VIP 3 në Kosovë, Drenusha Latifi e cila disa javë më parë kaloi një situatë jo të mirë kur u përball me hyrjen e ish-bashkëshortit në shtëpi, ka folur sërish për problemet me martesën.
Ajo ka rrëfyer për periudhën e errët pas ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj. E përlotur duke biseduar me Anën ka treguar edhe për vështirësitë që pati djali i saj që nuk arrinte dot të kuptonte faktin që prindërit e tij po divorcoheshin.
“Prej një njeri 73 kilogramë rash në 60 kilogramë, s’kom flejtë kurrë e s’kom hëngër veç shtritë kam ndejtë. Djali jem nuk është ndi mirë për shkak të ndarjes së prindërve – jam munduar për një zgjidhje por ishte e pamundur.”-dëgjohet të thotë Drenusha.
Ndër të tjera ajo tha se ndihet shumë e motivuar dhe i bën ballë të gjitha gjërat vetëm për fëmijët e saj./Radar.al


