TIRANË– Ditën e sotme, Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka quajtur farsë takimet për konsultimet me Presidentin e Republikës Bajram Begaj lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare 2025, duke u shprehur se dita kur do të zhvillohen është caktuar nga kryeministri Edi Rama.
“Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.”- shkruan Bardhi në platformën X.
POSTIM I GAZMENT BARDHIT
Tashmë Rama-Balla e kanë caktuar datën e zgjedhjeve dhe Presidenti pritet vetëm të nënshkruajë e të vulosë vullnetin e partisë në pushtet. Farsa e gjoja konsultimeve me parti politike dhe madje edhe me individë pa parti, është një akt i shëmtuar që meriton vetëm të përbuzet.



