TIRANË-Moderatorja e njohur Arbana Osmani është nënë e tre fëmijëve, por ajo kurrë nuk kishte publikuar deri më tani foto ku të tregojë plotësisht sesi duket vajza e saj Zoi.
Në një video të bërë publike në Instagram, ku shihet se moderatorja sëbashku me fëmijët po zbukurojnë pemën e kritshlindjeve, është zbuluar edhe imazhi i vajzës së saj.
Zoi, shfaqet e lumtur dhe e buzëqeshur ndërsa ndihmon vëllain e saj të madh, Jonin në dekorimin e pemës. Ky detaj ka tërhequr vëmendjen e publikut, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë për ndjekësit e saj, pasi është hera e parë që shohin portretin e plotë të Zoit./Radar.al



