Aktori i shumënjohur shqiptar njëkohësisht dhe moderator i emisionit investigative “STOP”, Gentian Zenelaj së fundmi është parë në spitalin e Traumës me këmbën e fashuar.
Referuar pamjeve të siguruara nga VoxNews, Zenelaj shihet teksa futet në spital i shoqëruar nga një grua.
Momentalisht akoma nuk ka informacion të saktë mbi arsyen e vizitës së tij në spital apo natyrën e dëmtimit që ka pësuar.
Lajmi ka ngjallur interes dhe shqetësim te publiku, ndërsa fansat e tij presin më shumë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Për momentin, mbetet në pritje të një reagimi zyrtar nga vetë aktori ose nga familjarët e tij.



