Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Debatet në Maqedoninë e Veriut, zv.kryeministri: Të afërmit e Ali Ahmetit dyshohen për pasurim marramendës

    November 17, 2024

    Në Maqedoninë e Veriut pas ardhjes në pushtet të koalicionit VLEN kanë nisur debate të forta për të drejtat e Shqiptarëve të sanksionuara në marrëveshjen e Ohrit.

    Arben Fetai zëvendës kryeministër në vendin fqinj në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu fillimisht i përgjigjet pyetjes nëse me zhvillimet e fundit preket marrëveshja e Ohrit.

    “Nuk cënohen fare, Kushtetuta nuk është prekur ende dhe presim që ta hapim Kushtetutën për të vazhduar rrugën europiane të vendit. Në atë moment do të hapim edhe do shtjellojmë dhe çështjen e definicionit të gjuhës”, tha ai.

    Pritet me interes se çfarë do të vendosë gjykata kushtetuese atje për ligjin e gjuhës shqipe.

    “E majta ekstreme, e majtë pro ruse dorëzuan nisma në Kushtetuese për të kundërshtuar këtë ligj në disa pika. Për vite më radhë ankesa të tilla kanë mbetur në sirtarët e Kushtetuese, dhe pas 7 vitesh rihapen lëndët, dhe gjykata që është e stërmbushur me njerëz të zgjedhur nga dy qeveritë paraprake… Kushtetuesja duhet të dije se ligje të tilla që sillen me shumicë të dyfishtë nuk mund të zhbëhen nga një trup tjetër”, tha ai për Top Channel.
    Për letrën e Ali Ahmetit me një mori shqetësimesh adresuar faktorit ndërkombëtar, Arben Fetai zëvendës kryeministër dha këtë koment.

    “Ahmeti e ka vështirë të ambientohet në roli e tij të ri si opozitë, shqetësimi i tij është përballja me drejtësinë që pritet ta përjetojë për herë të parë BDI dhe zyrtarët e tyre që janë zhytur në korrupsion. Në media flitet se shumë njerëz të afërt të tij janë të dyshuar për pasurim marramendës, rasti i nipit të tij që ka blerë pronë 23 mln euro në qendër të Shkupit. Këto janë përpjekje të dëshpëruara. Marrëveshja e Ohrit nuk preket”, shtoi ai.

    Arben Fetai nuk e shikon me shqetësim vendimin e gjykatës kushtetuese për kuotat e punësimit të parashikuara për avancimin e integrimin eurpian të Maqedonisë së Veriut.

    “Kemi një grup punues që po përgatit këtë ligj. Komuniteteve u takon punësimi sipas caktimit të fundit të popullsisë”, u shpreh Fetai.

    Arben Fetai e shikon të lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Dhe për këtë tregon zgjidhjen.

    “Shumë shpejt në momentin e parë që do kemi një qeveri politike në Bullgari, do gjejmë një zgjidhje që të ecim në këtë rrugëtim bashkë me Shqipërinë dhe Malin e Zi”, përfundoi ai.

    Ali Ahmeti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    June 7, 2026

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    June 7, 2026

    Elbasani i jep lamtumirën e fundit Fatjon Bunjakut, homazhe prekëse për futbollistin

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.