Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    E rëndë në Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit

    November 16, 2024
    SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinojnë përgjigjen ndaj kërcënimeve të Phenianit

    Presidenti Joe Biden u takua me udhëheqësit e Koresë së Jugut dhe Japonisë të premten për të diskutuar një përgjigje të koordinuar ndaj dërgimit të trupave të Koresë së Veriut në Rusi, me qëllim për të luftuar në Ukrainë, si dhe kërcënimeve bërthamore të Phenianit. Sic njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara udhëheqësit u takuan në kuadër të forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Lima të Perusë.

    Udhëheqësit e Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, ose i njohur ndryshe si APEC, një forum prej 21 vendesh anëtare që promovojnë tregtinë e lirë, u takuan në Lima të Perusë të premten.

    Gjatë këtij takimi, Presidenti Joe Biden zhvilloi diskutime me Presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol dhe kryeministrin japonez Shigeru Ishiba.

    “Jam krenar për bashkëpunimin për të siguruar teknologjitë e së ardhmes dhe për të kundërshtuar lidhjet e rrezikshme dhe destabilizuese të Koresë së Veriut me Rusinë”, deklaroi presidenti Biden.

    Pheniani kohët e fundit ka dërguar mijëra trupa për të ndihmuar Moskën në luftën e nisur ndaj Ukrainës.

    “Mjedisi sfidues i sigurisë brenda dhe jashtë rajonit na kujton edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit tonë trepalësh”, deklaroi Yoon Suk Yeol, President i Koresë së Jugut.

    Shtëpia e Bardhë tha se takimi trepalësh do t’i lejojë udhëheqësit të përgatiten për çdo lëvizje që e cilësuan “provokative” nga Pheniani, duke përfshirë teste bërthamore dhe lëshimin e raketave balistike.

    “Veçanërisht i rëndësishëm është bashkëpunimi në fushën e sigurisë, i cili ka arritur nivele të larta, siç mund të vërehet edhe nga stërvitja e përbashkët Freedom’s Edge”, tha Shigeru Ishiba, kryeministër i Japonisë.

    Stërvitja e përbashkët trepalëshe që përfundoi të premten ishte e fundit nën administratën e zotit Biden, ndërsa SHBA-të përgatiten që Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar.

    Gjatë mandatit të tij të parë si president, zoti Trump mbrojti lidhje më miqësore me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, por gjithashtu kërcënoi se do të sulmonte vendin e tij.

    Ai i bëri trysni Tokios dhe Seulit që të shpenzonin me shumë për mbrojtjen.

    “Si Tokio dhe Seuli janë të shqetësuar se çfarë lloj kërkesash do të ketë zoti Trump ndaj tyre për të ruajtur nivelin e aleancës që është në të dy vendet sot”, thotë ekspertja Darcie Draudt-Véjares.

    Zoti Biden u takua veçmas edhe me mikpritësen e këtij takimi, Presidenten peruane Dina Boluarte.

    Ai njoftoi një paketë ndihme prej 65 milionë dollarësh për Perunë për të luftuar kundër karteleve të drogës.

    Pas takimve të tjetra me udhëheqësit e APEC-ut zoti Biden do të marrë pjesë në takimin e e G20 që zhvillohet në Rio de Zhaneiro./VOA

    Japoni Kore e Jugut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Heroi i Kepit të Gjelbërt ndaj Spanjës, portieri 40-vjeçar shkruan historinë në Botëror

    June 15, 2026

    Shqipëria i siguron BE-së se projekti i turizmit i lidhur me Kushner do të përmbushë standardet mjedisore

    June 15, 2026

    E rëndë në Ksamil/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

    June 15, 2026

    Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtorët e rinj në Lezhë, Vlorë dhe Fier (EMRAT)

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.