TIRANË-Një aksident ka ndodhur në Tiranë rreth orës 13:45, në rrugën përballë Kuvendit të Shqipërisë, ku në pamjet dhe informacionet e siguruara nga Radar.al mësohet se një makinë tip “Audi” e cila drejtohej nga një shtetase ka përplasur një motor, duke aksidentuar një shtetas i cili më pas është ndihmuar nga kalimtarët, por e ka pasur të pamundur të ngrihet pas tronditjes së rëndë.
Ndërkohë mësohet se shoferja e makinës që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja dhe nuk dihet identiteti i saj.
Gjithashtu ende s’ka një njoftim zyrtar nga policia për këtë ngjarje./Radar.al



