Ditën e sotme më kërkesë të SPAK, GJKKO ka mbyllur hetimin për mashtrim ndaj deputetit Agron Çela.
Hetimet nisën pasi një qytetar e denoncoi Çelën se s’i kthente paratë e marra borxh.
Pas hetimeve të bëra, SPAK konstatoi që nuk ekzistonte vepër penale dhe konflikti ishte shuar pasi Çela bashkë me qytetarin e kishin zgjidhur konfliktin në rrugë civile dhe ia kishte kthyer pas borxhin me kontratë noteriale.
Ndërkohë që burimet bëjnë me dije se qytetari kishte shkuar pranë ILDKPKI-së për deklarimin e pasurive nëse deputeti e kishte deklaruar apo jo këtë hua.
SPAK konkludoi se është fakti që Çela nuk e kishte deklaruar këtë hua të marrë nga njeriu i tij, ka pyetur ILDKPKI nëse ka marrë ndonjë masë administrative për mos deklarim të huas dhe kur u mësua se nuk kishte diçka të tillë doli në përfundimin se nuk ka vepër penale.
Vendimi u mor nga gjyqtari Erjon Çela.


