TIRANË– Sot në kryeqytet është promovuar autobiografia e zv.Presidentes së SHBA-ve, Kamala Harris, kundërshtarja e Donald Trump e cila humbi zgjedhjet përballë tij.
Ndërkohë parathënia e librit të Kamala Harris është përgatitur nga Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama.
Autobiografia e Harris është përmbledhur në një libër të titulluar “Të vërtetat që mbartim”.
Në libër, Linda Rama thotë se parathënia është bazuar në dy momente, ‘Liritë dhe të drejtat’ dhe ‘Profili i prokurorit’.
“Vendosa të ndaloj në dy momente në parathënien time. Në momentin e parë; liritë dhe të drejtat. Dhe e dyta; profili i prokurorit. Në parathënie unë do t’i referohen një momenti tjetër, për të bërë një shtjellim të asaj që i përket viteve që do të vijnë. Në parathënie kam nënvizuar se; “kërcënimet për liritë e fituara nga brezat janë reale dhe më shumë të ngjarë do të bëhen dhe më të pranishme për ata që do t’i trashëgojnë fitoret e shoqërive demokratike.”- u shpreh bashkëhsortja e Kryeministrit.
Ndër të tjera Linda Rama ka thënë se është një libdër i shkruar me sytë e mendjes tek liria dhe të drejtat.
“Ky libër i shkruar me sytë e mendjes te liria dhe të drejtat të jep mundësinë të reflektosh, si prind dhe qytetar.”- rrëfeu ajo.
Gjithashtu zonja Rama u shpreh se Harris janarin e ardhshëm nuk do të jetë në Zyrën Ovale dhe sipas saj kjo e bën me sensacional librin duke ngritur pyetjen: Pse një model fitues deri në momentin kur Harris ishte senatore nuk u kthye në një model fitues si president./Radar.al



