Një ngjarje e rëndë tronditi Ferizajin pasditen e sotme ku një 59-vjeçar ka plagosur me thikë 4 këmbësorë në në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci”.
Sipas Klan Kosova, të plagosurit mësohet të jenë 2 vajza nën 18 vjeç dhe dy djem të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare.
Të plagosurit raportohen të jenë në spital nën kujdesin e mjëkevë, ndërsa ende nuk është e qartë gjendja e tyre shëndetësore.
“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intenzive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, -është shprehur zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, për mediat në Kosovë.


