Nuk kishte si të mos merrte vëmendje të shtuar për tekstin e këngës së re që Xhensila Myrtezaj publikoi më 11 nëntor, në 1 vjetorin e lindjes së birit të saj Amen.
Teksti është shkruar nga kompozitori i njohur Pirro Çako të cilin këngëtarja e falënderon dhe zbulon se ajo ka qarë në çdo etapë të këtij projekti.
“Baby Amen” është titulli i këngës dedikuar të birit, që erdhi në jetë në vitin 2023, nga martesa me Bes Kallakun.
Por pas lindjes së djalit çifti iu drejtuan dyerve të gjykatës për të përfunduar martesën e tyre.
Në këto rreshta të këngës, ka një mesazh të fortë që Xhensila jep për publikun, në lidhje me historinë e saj të ndarjes.
Ajo i drejtohet të birit se me lindjen e tij “zemrës sime të vetmuar i dhe forcë të mbijetojë”.
Ndërkohë që thotë se nuk do të ketë një shpjegim për rritjen e tij larg të atit.
“Gjer sa të rritesh bir e të mësosh të vërtetën unë do bëj sikur nuk di e vetëm do hesht”, thuhet në tekst.
Radar.al

Një vit larg djalit, pas divorcit me Xhensilën! Besi uron 1-vjetorin e Amen me fjalë rrëqethëse
Djali i saj bën sot 1 vjeç, Xhensila Myrtezaj i kushton këngën “Baby Amen” (video)


