Më 11 nëntor 2023 Amen erdhi në jetë në familjen e Besit dhe Xhensilës, kur çifti ishte ende nën një çati. Sot që prindërit enden dyerve të gjykatës në proces divorci, djali i tyre bëhet 1 vjeç.
Me dashurinë e babait, si çdo prind, Besi ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale. Ai thotë se dhurata që ka për të birin është ‘mbretëria e Perëndisë’, Biblën.
Ja fjalët që shkruan Besi:
Amen, biri im!
Ne ditelindjen tende te pare, po te dhuroj ate qe duhet te kerkosh ne fillim, mbreterine e Perendise.
Askush ne jete nuk do te ta mesoje udhen, te verteten dhe jeten me shume se sa ky liber, me shume se sa fjala e Perendise.
Askush ne jete nuk do te ta mesoje udhen, te verteten dhe jeten me shume se sa ky liber, me shume se sa fjala e Perendise.
Gjithcka qe do kerkosh dhe do pyesesh, cdo pergjigje do e gjesh ketu.
Do kuptosh perulesine dhe dashurine e mbi te gjitha perjetsine.
Duaji te gjithe ata qe ke afer, sidomos ata qe do te rrine afer ne momentet e veshtira. Jep dashuri ne jete, e vetmja gje qe do te te afroje me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetes edhe vdekjes gjendet vetem ne gjuhen tende e ne fjalen tende.
Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastertia e ushqimit por cdo fjale qe del nga goja e tij. Qofsh i embel mjalt, sic je, sic jeni bashke me Ajken. J’u dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogel.



