Për pak minuta, ditën e sotme do kemi përballjen e Caliganit dhe Milanit për javën e 12-të në Serie A. Për vendasit nga minuta e parë do e fillojë portieri i Kombëtares, Alen Sherri.
Shkodrani debuton në Serie A kundër Milanit.
Për 26-vjeçarin, kjo ditë do të jetë e ndryshme nga të tjerat pasi debuton në një prej kampionateve më të forta të botës.
Trajneri Davide Nikola i ka bërë “dhuratë” shkodranit debutimin në Serie A vetëm një ditë para se të grumbullohet me Kombëtaren në Tiranë.
Kujtojmë se Sherri verën që kaloi la Egnatian si kampion në Superligë dhe për 300 mijë euro u bashkua me ishullorët e Serie A.


