Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Anija ‘Moliva’/ Autoritetet marrin në administrim 102 kontenjerët me mbetje të rrezikshme

    November 8, 2024

    DURRËS– Pas më shumë se 10 ditë pritje, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka marrë në dorëzim 102 kontenierët të dyshuar se përmbajnë mbetje të rrezikshme, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija “Moliva” e ankoruar në Portin e Durrësit.

    Mësohet se pas shkarkimit të kontenierëve nga anija, janë transportuar nën masa rigoroze sigurie në destinacionin final ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

    NJOFTIMI I MINISTRISË SË BRENDSHME:

    AAPSK merr në administrim 102 kontenierët e anijes “Moliva” përmes procedurave strikte të kontrollit dhe sigurisë

    Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka marrë në dorëzim 102 kontenierët, të cilët u shkarkuan ditën e sotme nga anija e ankoruar në Portin e Durrësit.

    I gjithë procesi është realizuar përmes një plani të detajuar masash, edhe në zbatim të urdhërit të Prokurorisë Durrës për zbarkimin dhe ruajtjen e 102 kontenierëve të anijes “Moliva”, në një vend të sigurt, larg zonave të banuara, si edhe duke respektuar në mënyrë rigoroze kushtet e sigurisë fizike, mjedisore dhe shëndetësore.

    Të përfshirë në planin e masave janë një sërë institucionesh, ku përveç punonjësve të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në operacion kanë marrë pjesë edhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit, Autoriteti Portual Durrës, Kapiteneria e Portit Durrës, Dogana Durrës, Drejtoria e Hetimit Doganor, si edhe Prokuroria e Durrësit.

    Pas shkarkimit të kontenierëve nga anija, ato janë transportuar në masa rigoroze sigurie në destinacionin final ku do të mbahen në monitorim dhe administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

    Çdo veprim është regjistruar dhe dokumentuar përmes procesverbalëve dhe kontenierët janë kontrolluar, skanuar dhe verifikuar, që nga gjendja e tyre e jashtme, deri tek të gjithë elementët e tjerë të sigurisë.

    "mbetje të rrezikshme" Anija “Moliva" Merren në administrim 102 kontenjerët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.