SHBA– Në një kohë që i ati i saj gëzon dhe gjendet pranë Donald Trump për fitoren e tij kundër Kamala Harris, vajza e milliarderit Elon Musk, 20-vjeçarja Vivian Wilson ka marrë vendimin të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë se prej muajsh Vivian ka nisur një përballje publike me babanë e saj Elon Musk, i cili ishte mbështetësi më i zjarrtë i presidentit të zgjedhur, po planifikon të largohet nga SHBA-ja pas fitores së Donald Trump.
Vajza transgjinore e Elon Musk ka pranuar se ajo nuk mund ta shohë veten duke jetuar në vend me Donald Trump përsëri president.
“Kam menduar për këtë për një kohë të gjatë.”- shkroi Wilson në Threads./BT/Radar.al
Trump drejt fitores/ Reagon Elon Musk: Profecia është përmbushur
Elon Musk mbështetësi më i fortë i Trump/ Premton të japë 1 milion dollarë çdo ditë për votuesit


