Mesditën e të premtes, 8 nëntor, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo pritet të bëjë me dije listën me 24 emrat e ftuar për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve që do mbahen në nëntor.
Më 16 dhe 19 të këtij muaji Shqipëria pret në “Air Albania” Çekinë dhe Ukrainën.
Dy ndeshjet janë vendimtare në klasifikimin e Grupit B1.
Me gjashtë pikë (aq ka edhe Gjeorgjia e vendit dy) Kombëtarja ndodhet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetëm Ukrainën me katër pikë. Prin Çekia me shtatë pikë.
Dëmtimet – Për shkak të lëndimeve mungesa të sigurta do jenë ajo e Brojës, Manajt dhe Kumbullës.
Lista e mundshme
Porta – Strakosha, Kastrati dhe Sherri
Mbrojtja – Hysaj, Balliu, Ismajli, Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Mihaj, Hadroj
Mesfusha – Asllani, Bajrami, Ramadani, Berisha, Laçi, Abrashi
Sulmi – Tuci, Daku, Muçi, Asani, Seferi, Uzuni, Hoxha


