TIRANË– Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë ndarë tashmë prej gati një viti, ndërsa Ledri është fotografuar në rrugët e Londrës me të dashurën e tij të re.
Ndërkohë edhe për Sarën gjatë verës qarkulluan disa lajme ku ajo shihej në një video në jug të vendit përqafruar me djalë tjetër.
Ndërkohë këngëtari dhe Sara janë prindër të një vajze, të cilën e kanë quajtur Poem Blu. Sa i takon atësisë dyshja para se të ndaheshin i hapën edhe një llogari në Instagram të voglës së tyre, dhe aty shihet ende sot që Poem Blu, ka mbiemrin e babait të saj, Vula, Ledri Vulës.
Por teksa Sara ka publikuar një foto sëfundmi me Poin, vajzën e saj, shihet se në një nga bexhat që ajo mban për hyrjen në zyrat e Google në Gjermani, shihet se nuk ka mbiemrin Vula por Hoxha.
Nuk dihet nëse kjo është bërë vetëm për dëshirë në atë moment, apo në të vërtetë vajza e Ledri Vulës mban tashmë mbiemrin e nënës së saj, “Hoxha” dhe jo mbiemrin e tij Vula./Radar.al



