SHBA– Nënpresidentja Kama Harris ka shtyrë fjalimin e saj, ndër kohë që garën për Shtëpinë e Bardhë e kryeson kandidati republikan, Donald Trump.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet ku shihen qindra mbështetës të Kamala Harris që ishin mbledhur të dëgjonin fjalimin, por ata shpërthyen në lot për humbjen e pritshme dhe më pas u larguan nga skena në Universitetin Howard.
Gjithçka që ka mbetur, janë karrige të boshatisura, flamuj dhe sende të hedhura në tokë në skenën ku ishte planifikuar të mbante fjalim kandidatja demokrate, Kamala Harris./Radar.al



