Futbollisti i shumënjohur shqiptar, Berat Gjimshiti është vlerësuar pozitivisht për Atalantën ditën e djeshme në fitoren e thellë 3-0 në transfertë përballë kryesuesve të Napolit.
Futbollisti shqiptar u vlerësua me notën 7-të nga mediat italiane, si dhe nuk kanë munguar vlerësimet për të.
“Bëri një ndërhyrje në limitet, në zonën e rreptësisë ndaj Politano-s, por kjo tregoi vetëbesimin e tij. Ngriti murin duke mos lejuar praktikisht askënd të kalojë. Mbase luajti një nga ndeshjet e tij më të mira që kur u transferua në Bergamo”./ TuttomercatoWeb
LEXO EDHE:
Gjimshiti në “hije”. Atalanta i vë syrin sulmuesit të shumënjohur shqiptar


