Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    Përplasja e bujshme me pronarin e ONIMA-s, dalin pamjet: Gjesti i nxjerr armën Erkand Shabanit në sy të fëmijës së mitur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ilir Meta zbulon detaje nga arrestimi: Më dolën përpara me maska në mënyrë rrugaçërore

    November 4, 2024
    Ilir Meta zbulon detaje nga arrestimi: Më dolën përpara me maska në mënyrë rrugaçërore ndaj refuzova

    Përgjatë intervistës për Gazetën Panorama, Ilir Meta na ka zbuluar detaje nga arrestimi I tij.

    Meta vijon ta cilësoi arrestimin si një rrëmbim, dhe sipas tij kjo ndodh për shka të kryeministrit të vendit.

    Nuk u dukët i qetë gjatë arrestimit…?

    Meta: Ai nuk ishte arrestim, por rrëmbim i mirëfilltë, ashtu siç veprojnë vetëm bandat. Si mund të inskenohet për minuta të tëra bllokimi i trafikut në një nga akset kryesore të hyrjes në kryeqytet nga dhjetëra forca me maska, me armatim të rëndë dhe me makina private, të cilat bënin veprime fiktive sikur kontrollonin makinat e qytetarëve për të ardhur si banditë te makina ku udhëtoja unë bashkë me sekretarin për organizimin të Partisë së Lirisë, Artimis Peca?!

    Sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin tim. Ndaj unë refuzova të pranoja rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ishKryeministrin e Italisë, Aldo Moro. Edhe ata me uniforma policie e bënë rrëmbimin.

    Me gënjeshtrat e pacipa se unë kam ushtruar dhunë duan vetëm të justifikojnë paligjshmërinë ekstreme, dhunimin e Kushtetutës dhe të ligjit, por edhe të vetë urdhrit për “arrest” të SPAK-ut. Po kështu, ata prangosën dhe rrëmbyen edhe sekretarin për organizimin të PL, Artimis Peca, për të cilin nuk kishte pasur asnjë urdhër ndalimi.

    Njëkohësisht ata nuk na lejuan të kontaktojmë me avokatët dhe nuk na njohën me të drejtat tona sipas ligjit. Vetëm pas 2 orësh në Drejtorinë e Policisë, m’u dha vendimi gjyqësor, ndërsa Artimis Peca u lirua pasi nuk kishte asnjë vendim. Pra, ata kafshë, se punonjës policie s’mund t’i quash, po të kishin qenë edhe dy persona të tjerë në makinë me mua, do t’i kishin arrestuar po njësoj si Artimisin, pra për “qejf”.

    Ky është rrumpallështeti i Edi Ramës, që nuk do ta ketë të gjatë. Sikur të silleshin kështu me bandat narkopolicët e Edi Ramës, nuk do ndodhnin tragjedi si kjo e Shkodrës.

    LEXO EDHE:

    Arrestimi i Metës/ DASH: SHBA mbështet përpjekjet e SPAK kundër korrupsionit të nivelit të lartë

    Arrestimi i Metës/ Shokon Ngjela: Ata kanë pasur të dhëna që ka pasur forca që mund të qëllonin

    Një ditë nga arrestimi i Metës dhe masës ndaj saj, Monika Kryemadhi konferencë për mediat sot nga Kuvendi

    ilir meta interviste ne burg zbulon detaje te reja nga arrestimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Si të zgjidhni një pjepër, 3 truke të pagabueshme për të përcaktuar nëse fruti është i pjekur

    June 4, 2026

    Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

    June 4, 2026

    Përplasja e bujshme me pronarin e ONIMA-s, dalin pamjet: Gjesti i nxjerr armën Erkand Shabanit në sy të fëmijës së mitur

    June 4, 2026

    Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ndëshkim maksimal autorit

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.