TIRANË– Ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Çuko është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.
Bëhet me dije se Çuko është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve për ngjarjet e “21 Janarit”. Pasi ka përfunduar marrjen në pyetje, ai tha para gazetarëve se është pyetur si protestues, duke shtuar se në atë protestë janë varër 4 persona dhe nuk mund të lihet pa u zbardhur si ngjarje.
“Isha për 21 janarin, unë u pyeta si protestues. Isha në cilësinë e atij që kishte dijeni. Ka 4 veta të vrarë që nuk mund të lihen kaq kollaj në harresë.”- tha ai pasi doli nga ambientet e SPAK./Radar.al


