Ilir Meta ka dhënë një intervistë mediatike nga qelia duke zbuluar se sipas tij ka pasur oferta për t’u arratisur nga vendi, para se të burgosej.
Meta ka thënë në intervistën për Gazetën Panorama, se nuk është në karakterin e tij për të bërë arratisje.
“Dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë. Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por s’ka lidhje me karakterin tim, për më shumë që do justifikoja akuzat false të Ramaformës dhe do braktisja, ata që më kanë zgjedhur dhe më mbështesin”, tha ndër të tjera Ilir Meta.
Meta nuk e quan burgosje, por izolim me qëllim për të dobësuar aktivitetin e Partisë së Lirisë dhe veprimtarinë opozitare.

