Fenerbahce mori një fitore dramatike në derbin ndaj Trabzonsporit duke siguruar tri pikët në çastet e fundit të takimit.
Por përveç numrit të madh të golave ndeshja pati edhe disa vendime të diskutueshme nga gjyqtari i takimit.
Kjo duket se ka nervozuar tej mase Hose Murinjon i cili pas ndeshjes hodhi disa akuza të ashpra në lidhje me penalltinë që nuk iu akordua ekipit të tij.
Ai madje shkoi aq larg me kritikat për ligën, duke thënë se askush jashtë Turqisë, përveç djalit të tij, nuk e ndjek futbollin që zhvillohet atje.
“Shikoni, jo shumë njerëz e ndjekin Superligën e Turqisë nga jashtë. Djali im është ndoshta i vetmi që e ndjekë në Londër. Skandali më i madh i ndeshjes ishte penalltia që nuk u akordua në favorin tonë. Do ta publikoj këtë në Instagram, rreth 5 milionë njerëz do ta shohin atë aksion dhe do ta shohin se si është Superliga e Turqisë”, ka thënë Murinjo i zemëruar pas ndeshjes.


