Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama u tha pensionistëve se këtë fundvit, do të ketë një rritje të bonusit dhe u premtoi se ata “do buzëqeshin më shumë”.
Sot nga një tjetër takim me të moshuar, Rama tha se skema e re e bonuseve do të prezantohet pas pak ditësh, brenda muajit nëntor.
Rama: Do t’ju njoftojmë se si do të ndryshojë bonusi i fundvitit brenda ditësh, fillimi i këtij procesi të rishikimit të të gjithë hapave që ndjekim në raport me pensionistët dhe pensionet. Nga viti i ardhshëm skema të forcohet të kemi pensione më të mira, të ardhurat nga rritja ekonomike, një pjesë të shkojë tek pensionistët.


