Deputeti i PD Flamur Noka tha sot nga Parlamenti se opozita nuk ndalet nga mosbindja civile.
Ka ndikuar kontaktet me ndërkombëtarët që e keni zbutur aksionin në parlament pasi nga djegia e karrigeve?
Flamur Noka: Ne jemi në kontakt me ndërkombëtarët kemi informuar ndërkombëtarët për realitetin e tmerrshëm për burgosjet politike për korrupsionin galopant, për listën Cyrbja të regjimit.
Kemi gjetur dhe do e marrim mbështetjen e tyre vazhdimësi, por beteja jonë nuk ndalet beteja jonë është pa kompromis.
Mosbindja civile është rruga e vetme e kësaj nuk i ndahemi.
Ju kanë kërkuar ta zbusni mosbindjen civile?
Flamur Noka: Askush nuk kërkon zbutjen e mosbindjes civile. Rruga për të ndërruar regjimin është mosbindja civile.


