TIRANË– Deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga Kuvendi. Shihet që ata janë nisur drejt godinës së Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protestë.
Ndryshe nga herë të tjera, sot aksioni i tyre ka qenë më shumë simbolik, pa përplasje dhe pa tensione. Ndërsa para Bashkisë së Tiranës po zhvillohet protesta e radhës e organizuar nga ‘Aleanca për Teatrin’./Radar.al


