Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni njëkohësisht dhe partnerja e këngëtarit të shumënjohir Bardhi, së fundmi na ka ndarë disa detaje nga dashuria e tyre.
Siç dhe ju kemi raportuar, Bardhi i propozoi për martesë dhe normale që përgjigja e saj ishte “PO”.
Por dyshja romantike mesa duket po planifikojnë një dasëm në të ardhmen.
Përgjatë një bisede të zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram, Sara ka ndarë disa mendime interesante.
Teksa një ndjekës e pyet: “Të ka mbetur peng që nuk u bërë nuse me vello apo do e realizosh më vonë?”
Përgjigjja e Sarës ishte e drejtpërdrejtë: “Të ka lënë mendja nëse mendon se kaq ishte martesa jonë,” duke lënë të kuptohet se një dasmë mes saj dhe partnerit mun dtë ndodhë së shpejti.
Por neve na mbetet të presim ditën e shumëpritur.



