Në orën 17:00 nisi protesta e thirrur nga opozita e cila do bllokojë 6 pika nevralgjike të vendit, në gjashtë akse kryesore, nga Tirana në Milot.
Në ish sheshin Shqiponja. deputeti Flamur Noka ka “parkuar” makinën e tij në mes të rrugës.

Deputetët që do të jenë tek ish Sheshi Shqiponja janë Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Petrit Doda, Asllan Dogjani, Helidon Bushati, Kreshnik Çollaku, Dhurata Çupi dhe aleatët të cilët do të jenë bashkë me qytetarët.



