TIRANË- Eduard Duro, Kreu i Bashkisë së Devollit ka reaguar pasi u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Bëhet me dije se Duro ka deklaruar se ka firomosur çdo gjë siç e kërkon ligji.
Ai thekson se nuk bëhet fjalë për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar.
“Sektori i tatim taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie.”-ka deklaruar Duro./Radar.al


