Gjatë ditës së sotme deputetja Monika Kryemadhi i është përgjigjur ish-ministrit të akuzuar Lefter Koka, i cili në seancën gjyqësore u shpreh se “peshkun e madh e gjeni tek telefoni i Monikës”.
Pak para se të hynte në seancë plenare, ajo tha se peshku i madh është kryeministri Edi Rama.
Kryemadhi: Kush ja ka paguar kurimin e djalit në Amerikë dhe sa i ka kushtuar? E dyta, nuk është e vërtetë, doktorit do ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin që Romana Vlahutin kishte marrë nga Rama për të blerë deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh në telefonin tim është Edi Rama, mos u shqetësoni.


