KUKËS– Bullgaria ditën e djeshme ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, ndërsa në këto votime kanë marrë pjesë edhe qytetarë që jetojnë në Kukës, por që Bullgaria e Shqipëria i njohin si minoritet.
Mësohet se banorët kanë mundur të hedhin votën e tyre në Pallatin e Kulturës së qytetit të Kukësit, ku u hap një qendër votimi për personat me letërnjoftim dhe pasaportë bullgare.
Qendra e votimit është hapur në orën 7 të mëngjesit ndërsa procesi i votimit dhe është mbyllur në orën 20:00 të mbrëmjes.
Votuesit janë nga fshatrat e zonës së Gores por edhe të qytetit të Kukësit të cilët kanë dokumente personale Bullgar. Qendra votimi janë hapur edhe në Tirane pranë ambasadës Bullgare, në Korçë e Elbasan. Referuar të dhënave të Censit 2023 ku për herë të parë është matur edhe minoriteti bullgar rezulton se 7057 persona në Shqipëri janë deklaruar dhe regjistruar si bullgar. Shteti shqiptar i njeh bullgarët si pakicë në bazë të një ligji që ishte miratuar në vitin 2017. Bullgarët shkojnë në kutitë e votimit në zgjedhjet e shtata të parakohshme brenda kater viteve dhe vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të qershorit, pasi ra koalicioni qeveritar i qendrës së djathtë./Radar.al


