Ish-Presidenti Ilir Meta doli në 23 tetor në gjyq në GJKKO, përballë kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorëve Arben Kraja e Sotir Kllapi. Të tre ata janë prokurorë që kanë hetuar dosjen ndaj tij.
Pritet që kjo të jetë një përballje, nëse mund ta quajmë, titanësh, mes Ilir Metës, i cili herë pas here ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani, njëherazi prokuror i çështjes.
Radar.al mëson se Ilir Meta ka folur me tone të ashpra në sallën e gjyqit.
Ish-presidenti është ankuar për mënyrën e ekzekutimit të masës së sigurisë ndaj tij.
Të dy në një sallë gjyqi, çfarë ndodhi sot me Ilir Metën dhe Kryemadhin? Monika: Na provokuan
Ndërkohë “arbitër” i kësaj çështje do të jetë gjyqtari Erjon Çela. Ai do të vendosë nëse Meta do të qëndrojë në burg apo do të japë një masë më të lehtë.
Kujtojmë që më prill 2024, Ilir Meta e ka sulmuar dhe sharë si një rrugaç kreun e SPAK, Altin Dumanin. Përveçse e ka kërcënuar për disa herë me radhë, ai e ka quajtur injorant, legen, torrollak dhe palaço.
“Prokurorët e SPAK nuk janë si Dumani. Në SPAK ka edhe prokurorë që luftojnë krimin dhe korrupsionin. Po i them dum-Dumanit, tre herë ke përmendur emrin tim që po më heton për CEZ-DIA, me ke çuar edhe njerëz që të iki nga Shqipëria.
Nuk jam legen si ty unë. Merresh me vjehrrën time ti. Po pse mo palaço ka frikë Ilir Meta nga burgu yt?
Po Meta nga burgu do ta shpërbëjnë celulën kriminale që ke aty? Hajde dil me mua në debat televiziv. Je injorant. Të ka thënë ty amerikanët të më fusësh në burg? Po që tani?
Nuk zurët mend vend ju palaço? O palaço, o dum-Duman, torrollak,thirri mendjen, reflekto, thellou. Nuk është kërcënim, është këshillim që po të jepet. Hape Cez-Dia me urdhër të Edi Ramës. I ke vajtur 20 herë në burg Ismaliajt”, u shpreh Meta.


