Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident tragjik në aksin Korçë-Ersekë, humb jetën një fëmijë

    Tumoret e trurit mund të klasifikohen brenda pak minutash falë inteligjencës artificiale

    Ukraina godet rafinerinë TANECO, një nga objektet më të mëdha të naftës në Rusi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Basha: Çyrbja, pjesë e bandës së Shullazit

    October 22, 2024
    Nuk reshti së denoncuari për 6 vite, Basha: Çyrbja, pjesë e bandës së Shullazit

    Demokrati Lulzim Basha përgjatë ditës së sotme ka publikuar një video me deklaratat e tij për ish-deputetin Jurgis Çyrbja, i cili u vu në pranga para dy ditësh me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për disa vepra penale.

    Ju kujtojmë se Çyrbja akuzohet për dekonspirimin e operacioneve policore, për miqtë e tij kriminelë.

    “Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi në vitin 2017. Jurgis Çyrben e zgjodhi krimi edhe në vitin 2021. Por krimi nuk do të mund ta zgjidhte atë pa bekimin e Edi Ramës, i cili e futi dhe e mbajti atë në listë. Sepse Rama kërkonte pushtetin për veten e tij dhe jo për shqiptarët”, shkruan Basha.

    Siç mund të dallohet dhe në videon e publikuar, prej 2018 Basha e denoncoi vazhdimisht Jurgis Çyrbjan duke e konsideruar anëtar të bandës së Emiljano Shullazit, që me bekimin e kryeministrit u bë dhe anëtar i Parlamentit të Shqipërisë.

    “Deputeti i Edi Ramës, me bekimin e tij, ka dekonspiruar aksionet e policise, duke i shërbyer personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për t’u shpëtuar arrestimeve nga policia. Në këmbim, këta persona i siguronin atij votues për ta mbështetur si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit”, vijon reagimi.

    Lulzim Basha shprehet se të turpëruar duhet të ndihen edhe kolegët e tij opozitarë që për tre vite e fajësuan atë për humbjen e zgjedhjeve. Ish-kryetari i PD kërkon vetting të politikës.

    “Ata opozitarë që, tre vite më parë, i fërkonin barkun Edi Ramën duke më fajësuar mua dhe duke legjitimuar krimin zgjedhor në Shqipëri, sot duhet të ndihen të paktën të turpëruar. Që Shqipëria t’i kthehet normalitetit sa më parë, duhet të bëhet vetting-u i politikanëve dhe ndarja e politikës nga krimi”, përmbylli demokrati Basha.

    LEXO EDHE:

    Arrestimi i Metës/ Basha thyen heshtjen: Kambanat e radhës do bien për Ramën

    GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS/ SPAK: Çyrbja akuzohet për “tregim i sekretit shtetëror”

    Arrestohet Jurgis Çyrbja banda e Shullazit Basha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident tragjik në aksin Korçë-Ersekë, humb jetën një fëmijë

    June 12, 2026

    Tumoret e trurit mund të klasifikohen brenda pak minutash falë inteligjencës artificiale

    June 12, 2026

    Ukraina godet rafinerinë TANECO, një nga objektet më të mëdha të naftës në Rusi

    June 12, 2026

    Teori konspirative pas performancës së Shakirës në Kupën e Botës, fansat dyshojnë për një sozi në skenë

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.