TIRANË– Ish-bashkëshortja e Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Monika Kryemadhi do të flasë sot në mesditë nga Kryesia e Kuvendit.
Kjo dalje e Kryemadhit vjen vetëm një ditë pasi ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK, teksa ndaj saj u vendos detyrim paraqitje.
Mësohet se bazuar nga informacionet e zyrës së shtypit nga Kuvendi i Shqipërisë, deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi do të ketë një konferencë për mediat.
NJOFTIMI I ZYRËS SË SHTYPIT:
“Në orën 12.00, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi konferencë për mediat nga Kryesia Kuvendit./Radar.al


